Kosova
Zyrtari i Eulex-it, i kishte dhënë ndihmën e parë Vokrrit
Zyrtari i Eulexit, Bengt Persson është personi i parë që i ka dhënë ndihmën Fadil Vokrrit pas sulmit që pati një orë më parë në një nga qendrat e fitnesit në Prishtinë.
Zyrtari policor i Eulexit kishte qëlluar rastësisht në qendrën e fitnesit kur kishte parë se Vokrrit i ishte vështirësuar gjendja, përcjell albinfo.ch.
Indeksonline e ka kontaktuar zyrtarin suedez i cili është mërzitur kur e mori vesh nga redaksia se Vokrri ndërroi jetë.
“Ai ka ndërruar jetë!? Jam shumë i mërzitur që po e dëgjoj këtë lajm. Ishte pa ndjenja kur unë ndërhyra”.
“Fillova ta ndihmoj dhe më pas nisi të marr frymë. Pasi u duk se po i përmirësohej gjendja, unë e lash në duart e stafit mjekësor të cilët e transportuan në spital. Sinqerisht, më vije shumë keq. Ndihem i trishtuar” ka thënë Persson.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














