Bota
Austria thotë se do të mbyllë xhami dhe do të dëbojë imamë
Austria ka në plan të mbyllë shtatë xhami dhe të dëbojë të paktën 40 imamë dhe familjet e tyre, si pjesë e një goditjeje ndaj "islamit politik" dhe financimit të huaj të grupeve fetare
Qeveria e djathtë austriake njoftoi se ka në plan të mbyllë shtatë xhami dhe të dëbojë të paktën 40 imamë dhe familjet e tyre, si pjesë e një goditjeje ndaj “islamit politik” dhe financimit të huaj të grupeve fetare.
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl i Partisë së Lirisë që përfaqëson të djathtën ekstreme, një nga partitë e qeverisë së koalicionit qeverisës, tha se lejet e qëndrimit për imamët e punësuar nga ATIB, një grup që mbikëqyr xhamitë turke në Austri, po shqyrtohen, për shkak të shqetësimeve rreth financimit të tyre, raporton “Zëri i Amerikës”, dhe mediat e huaja.
Në dy raste, lejet janë revokuar dhe së fundmi pesë imamëve u janë mohuar lejet e punës, ndërsa aplikonin për herë të parë, tha zoti Kickl, përcjell albinfo.ch.
Kancelari Sebastian Kurz tha se qeveria po mbyll një xhami turke që përhapte pikëpamje nacionaliste në Vjenë dhe po shpërndan një grup të quajtur Bashkësia Fetare Arabe që drejton gjashtë xhami.
31-vjeçari konservator Sebastian Kurz u zgjodh kryeministër në dhjetor në një koalicion me partinë anti-emigrantëve, atë të Lirisë.
Gjatë fushatës zgjedhore, të dyja partitë kërkuan kontrolle më të ashpra ndaj emigrantëve, deportimin e shpejtë të azilkërkuesve, kërkesat e të cilëve mohohen dhe një goditje ndaj islamit radikal.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










