Bota
Tarifat e Trump “vrasin” energjinë diellore
Tarifat e presidentit Donald Trump mbi panelet e importuar diellore bënë që kompanitë amerikane të energjisë së rinovueshme të anulojnë ose ngrijnë investime në vlerë mbi 2,5 miliard dollarë në projekte të mëdha.
Ky zhvillim po ashtu ka ndalur planet për të punësuar me mijëra njerëz. Shifra është 2,5 herë më e madhe se sa 1 miliard dollarët e premtuar nga kompanitë amerikane që duan të shfrytëzojnë tarifat e larta mbi mallin e huaj për të prodhuar më shumë në vend. Ekspertët thonë se shembulli i paneleve diellore tregon qartë se tarifat e administratës për çdo industri që mbrojnë nga konkurrenca e huaj, dëmtojnë një apo më shumë biznese amerikane, raporton TopChannel, përcjell albinfo.ch.
Për shembull, tarifat mbi çelikun dhe aluminin e importuar, kanë dëmtuar prodhuesit amerikane të pajisjeve bujqësore që prodhohen me çelik si traktorë apo hambarë misri, po ashtu edhe fermerët që i blejnë me çmime më të larta.
Shtëpia e bardhë nuk u përgjigj e pyetur nga mediat për këtë zhvillim. energjia diellore është një prej sektorëve që zhvillohet më shpjet në SHBA dhe Trump i miratoi tarifat pavarësisht thirrjeve të shumta që do ta dëmtonte drejtpërdrejtë këtë industri.
Industria e energjisë diellore në SHBA punëson çerek milioni njerëz, tre herë më shumë se industria e qymyrit, por Trump sërish vendosi të ndihmojë këtë të fundit. Ekspertët thonë se sektori i energjisë diellore ishte në hapin final për tu shndërruar në një faktor thelbësor për të ardhmen, por ardhja e tarifave të Trump e ka shtyrë ndjeshëm këtë pritshmëri, në mos i ka dhënë fund.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih Akademikja shqiptare nis angazhimin me dy grupe studentësh në fushën e programimit në një nga universitetet... -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













