Bota
Vendet me kapacitetin më të madh për prodhimin e energjisë nga era
Industria e energjisë nga era vitin e kaluar shtoi më shumë se 52 gigawatë, sipas një raporti nga Këshilli Botëror për Energjinë e Erës (GWEC), përcjell albinfo.ch.
Kina ruan pozicionin e saj si një gjigant për energjinë e erës, duke instaluar objekte të reja 19.7 gigawatë, ndërsa BE ka një kapacitet prej 15.6 gigawatësh. Objektet e reja të instaluara nga Shtetet e Bashkuara janë pak më shumë se 7 givats.
Duke përdorur të dhënat nga “GWEC”, “CNBC” rendit vendet me kapacitetin më të madh total të prodhimit për energjinë e erës deri në dhjetor 2017:
10. Italia
Italia ka mbi 9 gigawatë të energjisë së erës. BE ka gjithsej 168 givat. Nga këto, 15.8 gigawatë vijnë nga energjia e erës.
9. Kanadaja
Me më shumë se 12 gigawatë, Kanadaja ka fuqi të mjaftueshme për të furnizuar më shumë se 3 milionë shtëpi, sipas Shoqatës Kanadeze të Energjisë së Erës.
Vitin e kaluar 10 projekte përfunduan në vend, duke përfaqësuar 341 megavatë të kapaciteteve të reja të instaluara. Sipas shoqatës, ka mbi 300 ferma të erës në vend.
8. Brazili
Brazili shtoi mbi 2 gigawatë të energjisë së erës në vitin 2017, sipas “GWEC”. 190,000 njerëz janë punësuar në industrinë e erës në vend në fund të vitit të kaluar dhe Brazili ka “një nga burimet më të mira të erës në botë”.
7. Franca
Franca njoftoi një vit shumë të suksesshëm 2017-ën, sipas “GWEC”, duke instaluar një rekord prej 1,694 MW të energjisë së erës. Objektet e saj totale në këtë zonë janë të mjaftueshme për të furnizuar 11 milionë shtëpi.
6. Mbretëria e Bashkuar
Britania është një fuqi botërore në energjinë e erës në det të hapur. Sipas raportit WindEurope, Britania e Madhe ka “sasinë më të madhe të kapacitetit të instaluar për nxjerrjen e energjisë së erës në det të hapur në Evropë, që zë 43% të kapacitetit total”.
Në përgjithësi, Britania e Madhe ka instaluar 4.270 MW në 2017-ën, ose pesë herë më shumë se në 2016-ën.
5. Spanja
Megjithëse, sipas WindEurope, Spanja ka instaluar vetëm 96 megavatë të objekteve të reja më 2017, vendi është një lojtar i rëndësishëm në sektorin e nxjerrjes së energjisë së erës në Evropë, edhe pse ai mbetet prapa Gjermanisë.
4. India
India njoftoi një vit rekord më 2017, duke instaluar më shumë se 4 gigawatë të kapaciteteve të reja, sipas “GWEC”.
Prandaj, ata shtuan se Azia është tregu më i madh rajonal në botë për kapacitetet e reja të energjisë së erës, duke marrë rolin udhëheqës për të nëntin vit me radhë.
3. Gjermania
Gjermania është vendi kryesor në Evropë për prodhimin e energjisë së erës dhe është renditur e treta në botë. Vendi shtoi më shumë se 6.5 gigawatë vitin e kaluar, deri në 15 për qind nga 2016, sipas “GWEC”.
2. SHBA
Tregu i energjisë së erës ka instaluar pak më shumë se 7 gigawatë kapacitet më 2017. Teksasi mbetet lojtari më i madh në vend, me mbi 22 gigawatë kapacitet në fund të vitit 2017. Nga ana tjetër, Iowa merr mbi 36% të energjisë elektrike nga parqet e erës, sipas “GWEC”.
1. Kina
Në raportin e saj, “GWEC” e përshkruan Kinën si “motori i rritjes së tregut global për shumicën e dekadës së kaluar”. Kina, e cila është “tregu më i madh për energjinë e erës që nga viti 2009, ka instaluar 19.7 gigawatë kapacitet në vitin 2017, një sasi e madhe që është më shumë se dy herë më e lartë se çdo treg tjetër.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Së shpejti do të publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Kroaci: Përurohet shtatorja e “Nënë Terezës” në Osijek
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për jetesën në një apartament të përbashkët në Austri Të jetosh në një banesë të përbashkët – ose një Wohngemeinschaft (WG) – është e zakonshme...
-
Tregu i parë i Krishtlindjeve në Vjenë i vitit 2024, do të hapet më 7 nëntor
-
Austri: Turizmi goditet nga përmbytjet, por vera shënon rekord të ri
-
Mbrëmje e madhe e boksit në Austri
-
Kërcënimet me bombë, hetime të pavarura në Austri dhe Zvicër