Shkurt.ch
Synetia e lejueshme vetëm në përkujdesje të mjekut
Qeveria gjermane do ta lejojë synetinë e djemve hebrenj dhe myslimanë, në rast se ky bëhet te mjeku
Autoritet gjermane kanë prezantuar të martën projektligjin me të cilin rregullohet çështja e synetit.
Ministrja e Drejtësisë Sabine Leutheusser-Schnarrenberger paraqiti të martën projektplanet për ligjin përkatës.
Shkak për këtë projektligj është një vendim i Gjykatës së Këllit, ku në maj një gjyqtar e klasifikoi „rrethprerjen“ tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël si një cenim të integritetit fizik.
Ky vendim, i cili nuk është i detyrueshëm për gjykatat e tjera, tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe shkaktoi trazira të konsiderueshme në mesin e hebrenjve dhe myslimanëve.
Pas kësaj parlamenti gjerman i kërkoi qeverisë që të hartojë dispozita ligjore për synetin.
Sipas ministres së Drejtësisë Leutheusser-Schnarrenberger syneti nuk duhet ndëshkuar.
Neneve, që lidhen me fëmijët në Kodin Civil, do t’u bashkëngjitet një paragraf, që bën të qartë se prindërit mund të bien dakord për ta bërë synet djalin e tyre, por në kushte të caktuara, raporton DW.
Ndërhyrja duhet të bëhet në kushte dhe sipas rregullave mjekësore. Kjo, nëse është e nevojshme, përfshin dhe trajtimin e dhimbjeve dhe anestezinë.
Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë tha se janë marrë parasysh disa kërkesa: syneti duhet të bëhet në mënyrë profesionale dhe me gjithë kujdesin e mundur.
Përpara se të bëhet ndërhyrja, mjeku duhet t’i sqarojë prindërit në mënyrë të plotë. Prindërit duhet të mbajnë parasysh edhe vullnetin e fëmijës në fjalë.
Për rastet kur për shkaqe fetare syneti duhet bërë brenda gjashtë muajve të parë pas lindjes së fëmijës, lejohet një përjashtim në lidhje me vullnetin e fëmijës, për t’u bërë synet.
Gjithsesi edhe në këtë rast ndërhyrja duhet të bëhet nga një person profesionist, pra jo patjetër mjek, gjithsesi në kushte mjekësore.
Kurse mjekët dhe organizatat të drejtat e njeriut paralajmëruan efektet e synetit për djemtë hebrenj dhe myslimanë dhe kërkuan që të ketë më tepër informacione për pasojat e këtij zakoni.
Po ashtu problematik sipas ekspertëve është fakti, që syneti në rastet e fëmijëve nën gjashtë muaj mund të bëhet edhe nga një person, që nuk është mjek.
Deri në miratimin e projektligjit për synetinë do të ketë me siguri shumë nevojë për diskutime dhe debate në Gjermani.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











