Shkurt.ch
Të huajt mund të bëhen policë në Solothurn
Në kantonin e Solothurnit në të ardhmen edhe të huajt mund të trajnohen si oficerë policie.
Qeveria e Kantonit ka propozuar rishikimin e ligjit të policisë. Deri tani prakusht për të qenë polic në këtë kanton ka qenë shtetësia zvicerane.
Por tani gjendja ka ndryshuar. Në këtë kanton, 19.5% e popullsisë nuk kanë pasaportë zvicerane. Shumica prej tyre kanë lindur këtu, flasin madje edhe dialektin dhe janë mirë të integruar.
Në propozimin e Qeverisës kantonale thuhet se policia ka për qëllim të reflektojë diversitetin e popullsisë rezidente.
Përveç kësaj, policët me prejardhje të huaj mund të jenë edhe më të dobishëm në detyrë për shkak të njohurive të gjuhës, kulturës dhe mentalitetit.
Propozimet e qeverisë për të ndryshuar ligjin kantonal të policisë janë dërguar për konsultim, për t’iu kthyer parlamentit për miratim.
Deri tani Jura, Neuschateli dhe qyteti i Bazelit kanë hapur dyert e policisë për të huajt.
E-Diaspora
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”










