Bota
Të dëshpëruar me humbjen, por krenarë me Manen
Në një fshat në lindje të Senegalit, aty ku Sadio Mane e ka prejardhjen, familja e tij, miqtë dhe njerëzit e tjerë kanë thënë se janë krenarë për të, pavarësisht humbjes së Liverpoolit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit të shtunën.
Në fshatin me popullsi prej 2000 banorësh, qindra njerëz, disa prej të cilëve mbanin veshur fanellat me emrin e Manes, i cili ua dërgoi nga Anglia, u mblodhën në oborrin e shtëpisë së familjes për të parë finalen me të afërmit e tij, të cilët kishin hapur shtëpinë e tyre për këtë rast, përcjell albinfo.ch.
“Ne jemi shumë krenarë për Sadion, sepse gjithçka që po ndodh sot me të, është rezultat i vullnetit të Zotit dhe ne vazhdojmë të lutemi, kështu që Zoti do ta ndihmojë më tej Sadion”, tha një familjare e Manes.
Ajo më pas ka shpjeguar se si fshati përfiton gjithmonë nga ndihma e Manes, i cili nuk kursen aspak për ta ndihmuar popullin e vet.
Momente para fillimit të lojës, besimtarët në xhami thanë një lutje specifike për Manen, duke u lutur për triumfin e tij. “Është e rëndësishme që fshati të mobilizohet, së pari sepse Sadio është nga fshati ynë. Ne jemi me të vërtetë shumë të lumtur të shohim një nga djemtë tanë të ketë sukses në nivel ndërkombëtar. Kështu që me të vërtetë na bën të gjithëve krenarë këtu në fshatin Bambali”, ka thënë kryetari i fshatit.
Mane ka filluar të investojë në fshatin e tij të lindjes, i cili është i izoluar dhe larg vëmendjes së autoriteteve në Dakar. Tashmë ka filluar ndërtimi i 10 klasave të reja në një shkollë, një projekt me vlerë 230,000 euro, i financuar nga sulmuesi i Liverpoolit, ndërsa lojtari tani po konsideron ndërtimin e një spitali.
E, përkundër humbjes, banorët në Bambali mbetën krenarë për të, duke thënë se ai kishte dhënë gjithçka gjatë lojës. Ata tani do ta mbështesin atë në Kupën e Botës me skuadrën kombëtare.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











