Futboll
Zvicra e ndihmon me projekte humanitare, Ruanda do financojë Arsenalin e Xhakës
Shteti i varfër afrikan Ruanda do jetë sponzori i ri i klubit anglez të Arsenalit, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Lojtarët si Granit Xhaka (25) dhe Mesut Özil (29) fitojnë brenda muajit sa shumica e banorëve të Ruandës nuk mund ti fitojnë gjatë gjithë jetës.
Kjo pasi Ruanda kaloi një gjenocid në 1994 dhe përkundër ndihmave financiare nga jashtë më pas, vendi ka mbetur akoma i varfër.
«Vizito Ruandën» në fanellat e topçinjve
Presidenti i Ruandës Paul Kagame (60) ka bërë vetë me dije se si sponzor i Arsenalit, në fanellat e lojtarëve të klubit do shkruan “Vizito Ruandën”, për të promovuar turizmin në vend.
Politikani zviceran Roland Rino Büchel (52, SG) ka kërkuar rishqyrtimin e ndihmave financiare helvete kundrejt Ruandës, për shkak të këtij gjesti të çuditshëm nga Kagame.
“Është sikur paratë tona të ndihmave të shkojnë për Arsenalin,” tha ai. Partia zvicerane SVP e sheh me kritika prej kohësh ndihmat kundrejt shtetit afrikan.
Nuk dihet sa para ka dhuruar Ruanda për Arsenalin, megjithatë e konfirmuar është që për tre vitet e ardhshme te fanella e Xhakës do shkruan “Vizito Ruandën”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











