Sport
“UBS”: Gjermania, favorite për të fituar Botërorin në Rusi
"Gjermania dhe Brazili do të kenë detyra të lehta në grupe, përveç Spanjës, e cila gjatë rundit të parë do të luajë me kampionin evropian, Portugalinë"

Gjermania ka shanset më të mëdha për të fituar titullin e Kampionatit Botëror të Futbollit në Rusi. Me këtë konkluzion dolën analistët në bankën zvicerane “UBS”, i cili bazohet në një program që ata përdorin për parashikimet e tyre në lëvizjen e çmimeve në tregjet ekonomike botërore. Shanset për të fituar turneun i ka marrë “Panzer” që ishte 24 për qind, ose 4.2 për qind e Brazilit në vendin e dytë dhe 7.9 për qind për Spanjën në vendin e tretë.
“Gjermania dhe Brazili do të kenë detyra të lehta në grupe, përveç Spanjës, e cila gjatë rundit të parë do të luajë me kampionin evropian, Portugalinë”, shpjegon Michael Bollinger nga “UBS”, bankë e cila ka një nga portofolet më të mëdha në botë.
Në radhën e dytë të favoriteve, sipas analizës bankare, u gjetën Argjentina, Belgjika, Franca dhe Anglia. Programi i “UBS”-së është i bazuar në një model statistikor që përfshinte rezultatet e ekipeve kombëtare të pesë kampionateve të fundit, duke vlerësuar forcën e secilit ekip.
“Fati i Argjentinës në masë të madhe do të varet nga forma e yjeve më të mëdhenj, në opinionin tonë është faktor i paparashikueshëm dhe mezi mbulon metodën sasiore në përdorim”, shton zoti Bollinger.
Parametrat e përdorur në analizë përjashtuan pesë skuadra pa ndonjë shans për të fituar titullin. Këto janë Arabia Saudite, Egjipti, Kosta Rika, Panamaja dhe Tunizia, ndërsa vetëm Panamanë në mesin e të huajve nuk e shohin si finalist në Kupën e Botës 2018.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri