Kosova
Haradinaj: Koha të lëvizet në aspektin ligjor për të ardhmen e FSK-së
“Kosova ka kaluar në një proces të konsultimit me të gjitha partitë politike për të ardhmen e FSK-së. Ne jemi në shtëpinë tonë dhe FSK-ja duhet parë si e jona, e të gjitha komuniteteve"
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka ardhur koha të lëvizet në aspektin ligjor për të ardhmen e FSK-së.
Këtë deklaratë i pari i ekzekutivit e ka dhënë pas takimit që ka pasur me ambasadorët e akredituar në Kosovë, të cilët bashkërisht me komandën e FSK-së i kanë informuar për rrugën që ka ndjekur Forca drejt transformimit në ushtri.
Haradinaj theksoi se të gjitha argumentet për t’i bindur serbët janë plotësuar e po ashtu janë përmbushur edhe elementet për transformimin dhe se vota kundër është vetëm çështje politike. Ai ka theksuar se Kosova dëshiron të jetë partner i paqes në vend dhe rajon dhe se FSK-ja nuk do të marrë mandatin e trupave të NATO-s.
“Kosova ka kaluar në një proces të konsultimit me të gjitha partitë politike për të ardhmen e FSK-së. Ne jemi në shtëpinë tonë dhe FSK-ja duhet parë si e jona, e të gjitha komuniteteve. Ne nuk duam të dyfishojmë punët që bën KFOR-i, por duam të jemi partner i paqes në vend dhe rajon. Arsyeja pse ju kam kërkuar të jeni prezent, ka të bëjë me informimin tuaj me përpjekjet e FSK-së brenda mandatit të saj, arritjet dhe rrugën drejt transformimit në ushtri”, është shprehur Haradinaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












