Gruaja
Përfaqësuesja e Shqipërisë: Kina e bleu titullin e Miss World
Floriana Garo, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World”, në një intervistë për GSH pohon se në atë konkurs kishte shumë favorizime gjeopolitike. Sipas saj ishte lehtësisht e kuptueshme që Kina kishte paguar shuma të mëdha parash dhe fituesja dihej.
“Kështu dukej. Vajzës që përfaqësonte Kinën i jepnin përparësi gjithë kohën. Në çdo fotografi që bënim ne, atë e poziciononin në qendër pranë miss-it të vitit të kaluar. Gjatë qëndrimit atje shumë vajza festuan ditëlindjet dhe organizatorët i bënin nga një tortë të vogël. Ndërsa fitueses i bënë një tortë të stërmadhe. Ajo këndonte bukur dhe vazhdimisht e ftonin për të kënduar”, pohon ajo.
Bukuroshja shqiptare rrëfen më tej se pamja e saj ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve. Ajo tregon se asnjëherë nuk është konsideruar e bukur.
“Kam pasur ca flokë të shkurtra, lëkurë shumë të errët. Kurse në adoleshencë rreth moshës 16-17 vjeç kam qenë e shëndoshë”.
Ajo pohon se një femër e bukur është e avantazhuar qoftë në punë apo ambiente të ndryshme dhe kjo gjë e ka ndihmuar dukshëm gjatë qëndrimit të saj në New York.
“Të prisnin më me lehtësi, të fusnin pa radhë, në lokale të ndryshme nuk paguaje, qerasnin. Për ta ishte plus për imazhin e ambientit kur frekuentohej nga një femër e bukur. Atje një femër e bukur vlerësohet. Edhe në Tiranë ndodh, por është më pak e theksuar”, tregon Floriana.
Miss-i tregon se arsyeja e kthimit të saj nga Amerika ishte i fejuari i saj, me të cilin pohon se dhe martesa nuk do të jetë e largët, pasi kanë vendosur të mos presin gjatë./vip.shqiperia.com
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














