Ekonomi
Situatë e volitshme ekonomike në Zvicër
Zvicra është në progres e sipër: Ekonomia është në rritje, shkalla e papunësisë në rënie, punëdhënësit duhet t`i paguajnë më tepër punëtorët. Në këtë mënyrë, rrogat në Zvicër po rriten
Papritmas gjithçka ishte më ndryshe: Me heqjen e nënlimitit në mes frangut dhe euros nga 1.20, në janar të vitit 2015, Banka Kombëtare zvicerane e detyroi të kursejë industrinë e eksportit. Rrogat u vunë nën presion, ndërsa personeli filloi të destrukturohej. Konsumatorët u arratisën jashtë vendit, ku çmimet ishin shumë më të lira.
Por, tani kjo është e kaluar: Euro sërish kushton 1.20 franga. Ekonomia është duke lulëzuar në tregjet zvicerane, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Me frangun e dobët, produktet zvicerane sërish janë konkurruese. Industria e zhvilluar me franga zvicerane është duke shënuar fitime.
Pasi edhe në euro zonë është duke shkuar mirë dhe atje firmat po punësojnë njerëz, në Zvicër po kërkohet personel. Punëdhënësit sërish duhet të ofrojnë më shumë. Për shembull të holla. Pagat zvicerane edhe ashtu të larta, mund të rriten edhe më shumë.
Fakti se Zvicra është një vend i veçantë në çështjen e rrogave dëshmon edhe Instituti ekonomik KOF në Universitetin ETH të Cyrihut: Përderisa pjesa e pagave në të ardhurat e përgjithshme në vendet tjera, që nga viti 1980 ka rënë nga 55 në 60 për qind, në Zvicër kuota e pagës deri në vitin 2012 ka qëndruar në 65 deri 70 për qind.
Një fakt gjithashtu i rëndësishëm për Zvicrën: Që nga koha që tregtia nëpër vendet kufitare shumë më pak është fitimprurëse, ndjehet dukshëm rënia e turizmit tregtar. Turizmi i pushuesve sërish është shtuar me bujtje të vendasve. Tani, rajonet turistike mund të shpresojnë në mysafirë evropianë.
Ashtu edhe si më parë, hipotekat janë të ulëta dhe banorët nuk kanë interes të lartë në të holla, kështu që llogaritë zbrazen, bëhen huazime nga prindërit dhe zbrazen arkat e pensioni, në mënyrë që të sigurohet 20 përqindëshi i kapitalit personal, për të tubuar kapitalin e nevojshëm për ndërtimin e shtëpisë.
Ekonomia e mirë është reflektuar edhe në shkallën e papunësisë. Në muajin prill ajo ka zbritur nga 2,9 në 2,7 për qind. Një shkallë e tillë e ulët, për herë të fundit ka qenë e regjistruar në korrik të vitit 2012. Gjithsej kanë qenë të regjistruar 194.060 të papunë, që do të thotë 3,5 për qind më pak se në muajin mars.
Para shikimet e tjera janë të mira. Për gjithë vitin 2018, ekonomistët kanë parashikuar një rritje të madhe ekonomike për Zvicrën prej 2,4 për qind. Paga mesatare zvicerane në vitin 2016 ka qenë 6.502 franga, pothuajse 500 franga më e lartë se në vitin 2008.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital








