Kosova
Presidenti i Këshillit të Lartë të Gjenevës e sheh me optimizëm të ardhmen e Kosovës
Presidenti Leyvraz, i shoqëruar nga presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare, Tahir Shabani , gjatë vizitës në Kosovë, ka realizuar takime me krerët e lartë shtetërorë si presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli etj.

Presidenti i Këshillit të Lartë të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës në Zvicër, Eric Leyvraz, ka vlerësuar lartë takimet që ka realizuar në kuadër të agjendë së tjë të vizitave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Presidenti Leyvraz, i cili gjatë vizitave në këto shtete është shoqëruar nga presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare, Tahir Shabani , gjatë vizitës në Kosovë, ka realizuar takime me krerët e lartë shtetërorë si presidentin Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, përfaqësues nga komisionet e ndryshme parlamentare si dhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe rektoratit i Universitetit Publik në Prishtinë.
“Gjithë këto takime ishin në funksion të zhvillimit të demokracisë dhe thellimittë miqësisë mes Kosovës dhe Republikës së Gjenevës”, ka thënë presidenti Leyvraz.
Presidenti i Këshillit të Lartë të Republikës së Gjenevës, Eric Leyvraz, ka zhvilluar edhe dy ligjërata me student të Universitetit të Prishtinës dhe të kolegjit Universum në Ferizaj, ku ka folur për zhvillimin e diplomacisë parlamentare .
Krahas agjendës së takimeve në Kosovë, presidenti Lyeyvraz, gjatë vizitës në Shqipëri, ka realizuar takime me presidentin Ilir Meta, kryeparlametarin Gramoz Ruçi si dhe përfaqësues të ministrive të ndryshme dhe të institucioneve tjera shtetërore dhe joqeveritare.
Agjenda e ngjeshur e presidentit Leyvraz, ka vazhduar edhe në Maqedoni, ku ka takuar kryetren e Tetovës, Teuta Arfin si dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediet.
“Pritja që më është bërë në të gjitha takimet ishte madhështore dhe si përshtypje të përgjithëshme kam se si Kosova ashtu edhe Shqipëria dhe Maqedonia, kanë një të ardhme të ndritur evropiane”, ka thënë mysafiri nga Gjeneva.
Presidenti Leyvraz, ka çmuar lartë edhe angazhimin e presidentit të Shoqatës së Miqësisë Franko – Shqiptare, Tahir Shabani, për rolin e tij në thellimin e marëdhënieve mes këtyre vendeve dhe Gjenevës.
“Në saje të angazhimeve të z. Shabani, është realizuar kjo agjendë e takimeve ku unë kamë sjellë ngjyrat e Republikës së Gjenevës, për të favorizuar shkëmbimin miqësor dhe ai është ambasadorë i çështjeve që lidhen me Kosovën, Shqipërinë me Gjenevën “, ka thënë Leyvraz. E, Tahir Shabani , ka theksuar se qëllimi i këtyre vizitave është që si Kosova ashtu edhe Shqipëria të kenë marëdhënie bashkëpunimi edhe më të ngushtë me Gjenevën.
E-Diaspora
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij Në shkurt të vitit 2024, personi tashmë i vrarë ia kishte kafshuar veshin e djathtë të...
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
-
Dega e LDK-së në Zvicër shënoi 35-vjetorin e saj
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri