Shkurt.ch
Zvicër: Shkalla më e ulët e papunësisë në 7 vitet e fundit: vetëm 2.7%
Sipas statistikave më të reja që ka publikuar Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco), në fund të prillit në gjithë Zvicrën kanë qenë 120.000 persona duke kërkuar punë
Në Zvicër edhe gjatë muajit prill ka vazhduar trendi i uljes së shkallës së papunësisë. Kështu, sipas statistikave më të reja që ka publikuar Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco), në fund të prillit në gjithë Zvicrën kanë qenë 120.000 persona duke kërkuar punë.
Kjo shifër është për 26.000 më e vogël se në fund të prillit të një viti më parë, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane. Ndërsa shkalla e papunësisë, e regjistruar më 30 prill 2018 ka qenë 2.7% që është për 0.6% më e ulët se para një viti. Kjo përqindje është njëherësh më e ulëta nga viti 2012.
Seco parashikon që shkalla e papunësisë në Zvicër gjatë gjithë vitit të jetë rreth 2.9%. Aktualizimi i radhës i rognozës rreth shkallës së papunësisë pritet të bëhet më 20 qershor.
Jo më larg se para një jave, Instituti për Hulumtimin e Konjunkturave, KoF në kuadrin e universitetit ETH të Cyrihut kishte parashikuar një zhvillim të ri pozitiv në tregun zviceran të punës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











