Shqipëria
Euro vazhdon të bie
Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009
Nuk ka të ndalur rënia e euros në tregun shqiptar. Monedha e përbashkët evropiane ka shënuar sërish një rekord të ri në tregun vendas.
Një euro këmbehet me 127.3 lekë, apo rreth 0.42 pikë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Euro po luhatet ne nivelet më të ulëta që nga viti 2009, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Prej gjashtë ditësh euro ka hyrë në një trend rënës, duke u zhvlerësuar përkundrejt lekut me gati 2 pikë.
Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve.
Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i de-euroizimit, të nisur nga banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.
Në të njëjtën linjë ishte dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili në një dalje ditën e djeshme tha që nuk ka ndikim deeuroizimi në rënien e euros, por faktorët fondamentale, që lidhen me investimet, remitancat, turizmin. “Në nivel makro, e thashë që mbiçmimi i kursit të këmbimit tregon rritje të fuqisë blerëse, për sa kohë që përcaktohet nga faktorë fondamentalë”, tha guvernatori.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












