Bota
Nga legjendë e futbollit, në shërbyes kafeneje
Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi atë të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës i të cilit ishte Sukur, e detyroi ish-sulmuesin e Galatasarayt dhe Kombëtares turke të jepte dorëheqjen
Në Palo Alto të Kalifornisë ekziston një kafene, ku një person i gjatë dhe i spikatur, pak mbi të 40-at, përshëndet ata që hyjnë, u tregon atyre menynë, mbledh pjatat dhe gotat në tavolinat ku klientët janë larguar, e ndodh edhe të lajë enët.
Shumë pak vetë e kanë idenë se për kë bëhet fjalë, e ndoshta edhe italianët (teksa ka luajtur me Interin), të cilët flasin nga mëngjesi e deri në darkë për futboll, do të hasnin në vështirësi në identifikimin e një prej talenteve më të mëdha të futbollit të viteve më të afërta të kaluara: Hakan Sukur.
Por çfarë bën ish-kampioni turk në “Tuts Bakery and Cafe” në Palo Alto? Pse menaxhon një lokal dhe u shërben klientëve, e nuk ka zënë ndonjë pozicion si komentator sportiv?
Sukur, i cili nga vitet ’90 e deri në vitet e para të 2000-shit bëri të madh ekipin e Galatasarayt dhe i dhuroi Turqisë vendin e tretë në Botërorin e Koresë së Jugut e Japonisë, është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për bindjet politike, pikërisht siç është rrëfyer në një intervistë për “New York Times”, e para që prej shkeljes në SHBA në vitin 2015, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti ndaj tij, ndërsa babai përfundoi në burg për thuajse një vit. Të gjitha kursimet e tij, përfshi llogaritë bankare, janë sekuestruar nga regjimi turk. Edhe pse kur tentoi të hynte në politikë, në vitin 2011, ishte pikërisht pjesë e partisë së Erdoganit.
Fama që kishte e ndihmoi me lehtësi atë të siguronte një vend në Parlament, por lufta që presidenti aktual i Turqisë ndërmori ndaj Gulenit, ndjekës i të cilit ishte Sukur, e detyroi ish-sulmuesin e Galatasarayt dhe Kombëtares turke të jepte dorëheqjen.
“Nga ai moment, për çdo veprim që bëja më lindnin probleme administrative dhe siklete të të gjitha natyrave”, rrëfen ai. Erdogani nuk e lejonte kurrsesi kundërshtimin dhe opozitarizmin e tij.
Sukur e di shumë mirë se, “nëse do të isha sjellë ndryshe, do të kisha pasur një jetë më të mirë. Nëse do t’u tregoja gjithçka që ata dëshironin do të isha bërë ministër. Por ja që tani shes kafe! Të paktën kështu nuk kam humbur respektin që kam fituar me mund ndër vite”.
E në përpjekje për të rifituar lirinë, në vitin 2015 vizitoi disa miq të tij që ishin zhvendosur në Kaliforni, duke marrë me vete bashkëshorten dhe 3 fëmijët.
“Këtu më pëlqen jeta. Por mbi të gjitha dua që fëmijët e mi të jenë të lirë, të jenë njerëz të pavarur. Dua që ata të mund të vizitojnë vende të tjera, të mësojnë nga kulturat e ndryshme, të takohen me njerëz të të gjitha natyrave, e sigurisht të maturohen si individë të përgjegjshëm. Sapo pamë që gjërat në Turqi nisën të përkeqësoheshin nga dita në ditë, menduam se kishte ardhur momenti i duhur”.
Sukur, faktikisht nuk ishte pjesëmarrës në grushtshtetin e dështuar kundër Erdoganit në vitin 2016, që solli edhe shtypjen masive të tij ndaj aleatit më të madh të kthyer tashmë në armik të betuar. Por, pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Gulenin, ai dyshohet se ka marrë pjesë, raporton tch.
“Turqia do të mbetet vendi im. E dashuroj popullin tim, edhe pse ideja që kanë krijuar tashmë për mua është e shtrembëruar, për shkak të ndikimit mediatik. Gjithsesi situata nuk do të jetë gjithnjë e zymtë. Unë besoj se një ditë do të shihet sërish dritë në fund të tunelit, e ndoshta edhe ne do të kthehemi sërish atje për të përqafuar prindërit”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













