Shqipëria
Atletet zvicerane Künzli në të ardhmen do prodhohen në Shqipëri
Mbi 90 vjet firma e njohur zvicerane Künzli prodhonte atletet e saj në Zvicër, megjithatë në të ardhmen ata do mbajnë mbishkrimin ‘Made in Albania’, shkruan albinfo.ch, duke u bazuar te mediat zvicerane.
Pronarja e firmës, Barbara Artmann e kishte mbajtur shumë gjatë prodhimin e atleteve në Windisch AG, derisa tashmë është gjithçka e qartë.
“Është një moment i dhimbshëm. Unë i jam futur kësaj, për të mbajtur prodhimin në një vend zviceran. Ia dola 13 vjet,” tha pronarja Artmann për magazinën ekonomike «ECO» . “Më mirë te ekzistojë gjysma e künzli-it në Shqipëri sesa të shuhet fare. Është momenti më i vështirë i jetës sime”
Shkaku i transferimit të vendit të prodhimit nga Zvicra në Shqipëri është frangu i dobët. Kjo është një mundësi e mirë edhe për ekonominë shqiptare, ku punëtorët shqiptarë që do prodhojnë atletet zvicerane do paguhen sëpaku 400 euro. Ndërsa ato me kualifikim edhe më tepër.
“Kjo i mundëson një zgjatje të prodhimit künzli-t,” tha në fund Barbara.
Künzli është themeluar në 1927 dhe disa herë ka prodhuar atletet edhe për Kombëtaren e futbollit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











