Lifestyle
“Avengers: Infinity War” bën histori
Filmi “Avengers: Infinity War” ka dominuar arkat filmike të kësaj fundjave. Sipas vlerësimeve, filmi ka thyer rekordin amerikan për përfitime gjatë fundjavës. Plot 250 milionë dollarë ka arkëtuar ky film nga biletat e shitura në kinematë amerikane.
“Avengers: Infinity War”, në të cilin aktorojnë Robert Downey Jr., Benedict Cumberbatch, Scarlett Johansson, Chris Evans dhe Josh Brolin, debutoi këtë javë.
Rekordi aktual mbahej nga filmi “Star Wars”, që në vitin 2015 fitoi 248 milionë dollarë në debutim. Avengers sjell së bashku 20 superheronjë, përfshirë Iron Man, Captain America, Spider-Man, Black Widow dhe Black Panther. ‘A Quiet Place’ u rendit i dyti në arkat filmike këtë fundjavë, duke fituar më shumë se 10 milionë dollarë. Komedia “I Feel Pretty” u rendit e treta, me 8,1 milionë dollarë përfitime gjatë fundjavës.
“Rampage”, në të cilin luan Dwayne Johnson, u rendit i katërti, derisa vendi i pestë i takoi filmit ‘Black Panther’.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












