CH-Ballkani
Frank A. Meyer sqaron se pse Ballkani nuk i takon BE
Në Kosovë ka koalicion mafiozësh, në Malin e Zi sundon një oligark, Në Serbi sundon klientelizmi. Këto vende nuk kanë të bëjnë me demokracinë liberale të BE.
Publicisti dhe gazetari i mediave bulevardeske zvicerane, Frank A. Meyer ka kritikuar politikën e re të zgjerimit europian, duke shtuar se me këtë hap mundësohet eksportimi i cilësisë, por do të importonte probleme, shkruan albinfo.ch.
Ai këto komente i ka bërë për “Blick”, ndërsa si shembull ka marrë edhe Kosovën: “Në Kosovë ka koalicion mafiozësh, në Malin e Zi sundon një oligark, Në Serbi sundon klientelizmi. Këto vende nuk kanë të bëjnë me demokracinë liberale të BE.”
Ai si shembull të keq të shteteve brenda BE-së, ai nuk kurseu edhe Hungarinë me Poloninë. Të gjitha këto shtete, sipas tij, kanë probleme me të kaluarën komuniste ose fashiste.
Ndryshime të tilla të mëdha, nga shtete diktatoriale në shtete ku sundon drejtësia nuk mund të bëhet brenda një gjenerate.
“Këto ndryshime ndodhin për dy ose tre gjenerata. Andaj lëri kohë këtyrë shteteve dhe në të njëjtën periudhë lëri të prosperojnë,” tha në fund ai.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












