Bota
“Ka nacionalistë të djathtë si gjithandej”
“Unë kam parë dy persona më unfirmonë e Ustashëve, të dy rreth 90 vjeçarë. Ka nacionalistë të djathtë si gjithandej, por 85 përqind e pjesëmarrësve kanë lidhje personale më Bleiburgun,” thotë organizatori Thomas Baumgärtner.
Në 12 maj pritet të organizohet mbledhja e Ustashëve nga shumë vende të botës në Bleiburg të Austrisë, shkruan “Der Standard”. Pjesëmarrësit pritet të jenë nga 30.000 deri 50.000, ndërsa mbështetje kanë marrë edhe nga disa qarqe kishtare.
Simbolet e ustashëve janë të ndaluara në Kroaci, por jo edhe në Austri, përcjell albinfo.ch. Kontrollimi nga autoritetet e sigurisë austriake bëhet i vështirë për shkak se takimi është privat dhe në një tokë poashtu private.
“Unë kam parë dy persona më unfirmonë e Ustashëve, të dy rreth 90 vjeçarë. Ka nacionalistë të djathtë si gjithandej, por 85 përqind e pjesëmarrësve kanë lidhje personale më Bleiburgun,” thotë organizatori Thomas Baumgärtner, i cili mbështet ndalimin me ligj të uniformës së ustashëve në Austri. Qeveria kroate e ka mbështetur financiarisht përkujtimin për masakrën e Bleiburgut.
Masakra e Bleiburg është një eveniment që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, ku qindra mijëra ushtarë dhe civilë të lidhur me Boshtin u arratisën nga Jugosllavia për t’u riatdhesuar në Bleiburg të Austrisë. Shumë sosh gjatë udhëtimit janë vrarë ose marrë me forcë në kooperativa.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












