Ekonomi
Banka më e madhe zvicerane rrit fitimet me 19 %
Rritja e të ardhurave përpara taksave në bankingun e investimeve si dhe performanca e fortë e biznesit të famshëm të menaxhimit të pasurisë, kanë sjellë të ardhura prej 1.51 miliardë franga në tremujorin e parë për bankën, duke thyer projeksionet e analistëve
Banka më e madhe në Zvicër, UBS, publikoi një rritje prej 19% të fitimit neto në tremujorin e parë, nxitur nga të ardhurat në njësinë e bankingut të investimeve, në një kohë të rritjes së luhatjeve në tregje.
Rritja e të ardhurave përpara taksave në bankingun e investimeve si dhe performanca e fortë e biznesit të famshëm të menaxhimit të pasurisë, kanë sjellë të ardhura prej 1.51 miliardë franga në tremujorin e parë për bankën, duke thyer projeksionet e analistëve.
Zhvillimet e shpejta në tregjet e kapitalit kanë nxitur rritjen e të ardhurave nga tregtimi i titujve të kapitalit.
“Kemi pasur një nisje fantastike për 2018-ën, me rezultatet që tregojnë përsëri fuqinë e biznesit tonë të diversifikuar”, tha kreu ekzekutiv, Sergio Ermotti, shkruan ‘Scan’.
Shumë banka të investimeve morën një goditje prej braktisjes së planeve nga firmat për të hyrë në tregje të reja. Megjithatë, UBS, ka patur rritje të biznesit gjatë tremujorit duke këshilluar klientët e korporatave, ndërsa transaksionet private kanë kompensuar për rënien e të ardhurave nga ofertat publike, përcjell albinfo.ch.
“Të ardhurat nga konsulenca u rritën në 186 milionë franga nga 166 milionë, gjë që reflekton të ardhura më të mëdha nga blerjet dhe shkrirjet e kompanive”, deklaroi banka.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










