Bota
Gjermania ka strehuar më së shumti refugjatë gjatë vitit të kaluar
Deri më tani, Gjermania është vendi që ka strehuar më shumë refugjatë në 2017, 60.5 për qind, ndjekur nga Franca me 7.5 për qind dhe Italia 6.5 për qind
Vendet anëtare të BE, por edhe Norvegjia, Islanda dhe Zvicra i kanë dhënë statusin e mbrojtur 538 mijë azilkërkuesve në 2017.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, 24 mijë refugjatë të tjerë janë shpërndarë në rajon, vitin e shkuar.
Shifrat e azilkërkuesve, vitin e kaluar, tregonin një rënie prej 25 për qindësh krahasuar me 2016, kur 710 mijë azilkërkues kërkuan mbrojtje në bllok.
Dy forma mbrojtjeje ofrohen bazuar në ligjet e BE; statusi i refugjatit, për njerëz që i largohen përndjekjes, dhe mbrojtja suplementare, për ata që përballen me probleme serioze nëse kthehen në vendet e tyre të origjinës dhe që nuk mund të kualifikohen si refugjatë, përcjell albinfo.ch.
Por, mbrojtja mund të jepet edhe për arsye humanitare, si për shembull shëndet i keq apo nëse personi është një minoren i pashoqëruar.
Rreth një e treta e këtyre azilkërkuesve në Evropë kanë ardhur nga Siria, pasuar nga shtetasit afganë me 19 për qind dhe ata irakianë, 12 për qind. Deri më tani, Gjermania është vendi që ka strehuar më shumë refugjatë në 2017, 60.5 për qind, ndjekur nga Franca me 7.5 për qind dhe Italia 6.5 për qind.
Në anën tjetër të renditjes është Lihtanshtejni, që ka marrë 0.005 për qind, bashkë me Sllovakinë, 0.011 për qind dhe Estoninë, me 0.018 për qind.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











