CH-Ballkani
Ballkani është temë kontestuese, media gjermane zbulon pakënaqësitë brenda BE
Debati për kuptimin e zgjerimit ose moszgjerimit të Europës janë të shumta. Së fundi një artikull rreth saj ka shkruar media e njohur gjermane “ARD”.
Veçanërisht e diskutueshme është rasti i Turqisë dhe së fundi hapja e kapitullit të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.
“Ky është mbase vendi që ka ndryshuar më së shumti përgjatë dekadës së fundit,” tha shefja e politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini gjatë një vizite në Tiranë. Ajo përgëzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë për rrugën e reformave.
Megjithatë nikoqiri i Mogherinit, shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, e dijë saktë, që kjo nuk është pritur me kore festive gjithandej në Europë: “Nuk është sekret, që ka disa forca dhe disa persona të shteteve anëtare, që as nuk kërkojnë zgjerimin dhe as nuk do dëshironin të na shikojnë, që rajoni po ec drejt integrimit,” tha ai.
Macron kërkon zgjerim të shpejtë
BE ka hapur negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi. Nëse negociatat do fillojnë vertet me Maqedoninë dhe Shqipërinë varet nga kryeqytetet e anëtarëve të tanishme të BE. Edhe Gjermania duhet të jap pëlqimin e vetë. Presidenti francez paralajmëron për zgjerim të shpejtë.
E qartë është, se Shqipëria dhe Maqedonia nuk duhet të shpresojnë shumë, sipas deklaratave të Macron në parlamentin europian shihet një debat i brendshëm reformues në BE:
“Unë nuk dua një Europë që ka vështirësi të funksionojë me 28 ose 27 shtete – dhe më vonë me 30 ose 32 shtete që kanë rregulla të njëjta,” tha Macron.
Sipas informacioneve të ARD prapa dyerve të kancelarive europiane ka një debat të fuqishëm për samitin e Sofjes rreth Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet në mes të majit.
“Rrezik gjeopolitik”
Shumica e vendeve të Europës kërkojnë një takim të përbashkët me gjashtë vendet e Ballkanit, megjithatë Spanja dhe tre shtete tjera europiane refuzojnë. Prapaskena mes tjerash është, që Madridi nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Konflikti nuk është sqaruar akoma. “Ka një rrezik gjeopolitik – që shtetet e Ballkanit mund të orientohen drejt Turqisë ose Rusisë. Ose bile të shkatërrohet,” tha më tej Macron rreth paralajmërimit të zgjerimit.
Krahas Turqisë dhe Rusisë edhe Kina ka shtuar aktivitetin e saj në rajon. Kjo mundësi nuk duhet të neglizhohet dhe as të humbet me mos dhënien e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Vetëm: Europa akoma nuk ka vendosur se cilin shtet brenda sa kohësh ta pranojë në gjirin e saj.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












