Bota
Refugjatët shesin pasaportat e tyre gjermane për 1500 euro
Para së gjithash janë refugjatët sirianë ata të cilët, duke filluar nga fundi i vitit 2016 me një shpeshtim të theksuar, kanë bërë në ambasadat e shteteve të BE-së në Turqi, paraqitjen e gjoja humbjes dokumenteve të tyre evropiane
Një njoftim që po qarkullon në mediet gjermane bën fjalë për shifra shqetësuese të rasteve të shitjes ilegale përmes internetit, të dokumenteve gjermane. Në fokus të lajmit është shitja e dokumenteve të refugjatëve, por po ashtu objekte të shitblerjes janë edhe kartelat e bankave, të sigurimit shëndetësor etj.
Siç shkruan Spiegel.de, Policia Federale përmes një analize ka tërhequr vërejtjen nga “lulëzimi” i tregtisë me identitete në internet, transmeton albinfo.ch.
Në radhë të parë këtu bëhet fjalë për dokumentet e azilkërkuesve me status të pranuar te azilit. Para së gjithash janë refugjatët sirianë ata të cilët, duke filluar nga fundi i vitit 2016 me një shpeshtim të theksuar, kanë bërë në ambasadat e shteteve të BE-së në Turqi, paraqitjen e gjoja humbjes dokumenteve të tyre evropiane, thuhet në analizë. Kështu, është duke u dyshuar se dokumentete udhëtimit po shiten ose po jepen në ndonjë mënyrë më tutje, transmeton albinfo.ch burimin gjerman.
Gazeta përmend raste konkrete ku një dokument gjerman është shitur deri në 1500 euro.
Pranues të dokumenteve janë të shumtën e rasteve sirianë të tjerë, të cilët janë në arrati dhe me dokumentet e siguruara në këtë mënyrë, arrijnë më lehtë në Gjermani.
Sipas të dhënave të policisë, dokumente të tilla janë shitblerë më së humti në Greqi. Prej atje, me dokumente valide, poseduesit e tyre të rinj kanë pasur mundësi që pa iu nënshtruar kontrolleve kufitare të hipnin në aeroplan dhe të aterronin në Stokholm, Frankfurt ose në Amsterdam.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policia Federale gjatë vitit 2017 ka zbuluar 554 raste në të cilat dokuementet valide janë përdorur për hyrje të palejuar në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Një vit më parë numri i tyre ka qenë 460.
Sa i përket vitit 2017 bëhet fjalë për 100 dokumente të shitura të Gjermanisë, 99 të Italisë dhe 52 të Francës. Pasojnë dokumentet nga shtete si: Suedia, Greqia dhe Belgjika.
Në një numër të vogël rastesh, sipas Zyrës Federale të Kriminalitetit, dokumentet gjermane të refugjatëve janë keqpërdorur për të hyrë në Gjermani edhe nga persona të dyshuar si terroristë. Ministria e Brendshme thotë se bëhet fjalë si për shtetas sirianë dhe irakianë të cilët kanë qenë pjesë e organizatave terroriste ashtu dhe për ekstremistë që kishin shkuar më parë në xhihad dhe tash po ktheheshin në Gjermani.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













