CH-Ballkani
Mogherini sot në Tiranë, KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë
Komisioni Evropian pritet që gjatë ditës të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se në raport është përfshirë dhe reforma në drejtësi, ku në marrjen e vendimit pozitiv kanë ndikuar rezultatet e deritanishme me vettingun dhe largimin e 15 gjyqtarëve e prokurorëve.
Deri në qershor Komisioni Evropian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi. Në Tiranë në mbrëmje do të shkojë shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do të paraqesë raportin si dhe strategjinë e zgjerimit.
Ajo gjatë ditës së nesërme pritët të ketë takime me liderët e institucioneve dhe partive politike.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












