CH-Ballkani
Ekspertët austriakë: Pse të mos ndodhë integrimi formal i Ballkanit në BE?
Përpara 15 vitesh nga samiti i BE në Selanik në mënyrë euforike ju drejtua Ballkanit: ju na takoni neve! Paralajmërimi optimist fillimisht dukej mashtrues. Sot përsëri është shfaqur agjenda e zgjerimit të BE. A është tani gjithçka tjetër?
Në fillim të viteve 2000-a rajoni kishte kriza politike të herëpashershme, armiqësi dhe nacionalizma dhe një ndër ekonomitë sociale më të rënda. Procesi do mbyllej me shpresë për anëtarësim në BE. Por sot shumë shumë serbë mendojnë se Rusia e Putinit është më e mirë se BE, ngjashëm siç simpatizojnë “muslimanët boshnjakë” dhe “një pjesë” e shqiptarëve muslimanë rreth Turqisë së Erdoganit, shkruajnë ekspertët austriakë Vedran Dzihic dhe Paul Schmidt për “Der Standard”. Pikërisht ndikimi rus dhe turk, si dhe shtimi i prezencës kineze dhe frika nga radikalizmi, ka vendosur rajonin e Ballkanit në qendër të vëmendjes të BE.
Por Europa shpesh në vend të presionit për demokratizimin e vendeve, ndjek një “politikë të stabilokratëve.”
BE duhet të reformohet
“Në të njëjtën kohë derisa BE nuk sjell në shinat e veta rikonstruimin e saj, përderisa në shtëpinë e saj nuk ka baza stabile, në publik do kishte pak ose aspak dëshirë për të zgjeruar këtë shtëpi,” shkruajnë me tej ekspertët, përcjell albinfo.ch.
Pyetja është nëse BE ka vullnet politik dhe është aq e fortë, sa të promovojë reformat dhe besimin e marrëveshjeve nga brenda dhe më pas të kërkojë zbatimin e tyre jashtë. “Me këto parametra duhet të peshohet zgjerimi i ri.”
Në fund dy ekspertët parashtrojnë disa pyetje retorike:
Pse Parlamenti Europian nuk integron deputetët ballkanike përpara anëtarësimit dhe ata të punojnë për Europën dhe rajonin?
Pse të mos formalizohet integrimi i Ballkanit në BE në shumë fusha, pa ndodhur anëtarësimi i plotë?
Pse të mos marrin pjesë shtetet e Ballkanit në debatet për të ardhmen e përbashkët të Europës?
Pa kreativitet dhe guxim projekti i zgjerimit do jetë një proces i paplotë europian dhe me këtë një hipotekë e rëndë për gjithë kontinentin. Gjithashtu idetë e reja nga Vjena do duheshin tani të pyeten.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











