Shkurt.ch
Pas ikjes spektakolare nga policia, kapet pa patentëshoferi shtetasi maqedonas
Ikja spektakolare e dy të rinjve ka përfunduar në një lagje të banuar në Rupperswil, pasi që makina ishte bllokuar në mes të dy pengesave të vendosura nga policia
Një i ri 18 vjeçar me shtetësi të Maqedonisë duke vozitur makinën Audi në Lenzburg, Kanti i Aargau, ka provuar të ikte nga policia e cila ishte vënë në ndjekje të tij. Bashkë me të në veturë ishte edhe një adoleshent 14 vjeçar, me prejardhje kosovare, shkruan aargauezeitung.ch.
Ikja spektakolare e dy të rinjve ka përfunduar në një lagje të banuar në Rupperswil, pasi që makina ishte bllokuar në mes të dy pengesave të vendosura nga policia, transmeton albinfo.ch. Vetëm në këtë mënyrë, policët ia kishin dalë të ndalonin duon e përmendur.
Dy personat e ndaluar kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, njofton Policia Kantonale e Aargaut sot. Ajo njofton po ashtu se ngasësi i makinës ishte pa patentëshoferi ndërsa një patentë që u jepet atyre të cilët janë duke ndjekur autoshkollën i ishte marrë në një rast tjetër.
Prokuroria ka urdhëruar një testim të gjakut dhe të urinës për shoferin si dhe ka nisur hetimet.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










