Shkurt.ch
Nëntë vite burg për shtetasin e Maqedonisë
Një shtetas nga Maqedonia është dënuar me nëntë vite burg nga Gjykata e Wilit në Zvicër, për shkak të kërcënimeve dhe rrahjeve të shumta.
Ai kërcënonte, gjuante me armë dhe godiste: Një pronar i një lokali në Flawil, është dashur të përgjigjet për veprat penale “përpjekje për vrasje”, “detyrim” dhe “kërcënim”.
Shtetasi maqedonas 36-vjeçar, para gjashtë vitesh kishte ardhur në Zvicër nga Italia. Më vonë i bashkohet edhe bashkëshortja dhe tre fëmijët e tyre të vegjël. Ai u vendos në Uzwil dhe menaxhonte një lokal në Flawil.
Akuzat e rëndojnë atë për përpjekje për vrasje, rrezikim të jetëve dhe shkaktim të lëndimeve trupore, detyrim të shumëfishtë, kërcënim dhe ofendim, si dhe shkelje të shumëfishtë të Ligjit për armëmbajtje. Përpos gjithë këtyre veprave, ai akuzohej se ka punësuar ilegalisht së paku shtatë shtetase të huaja dhe se ka shkaktuar dëm material, shkruan “Tagblatt”, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg, gjobë në të holla prej 1800 frangash, 500 franga dënim si dhe ndalesë për hyrje në territorin zviceran në afat prej 15 vitesh. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës ka kërkuar të dëbohet vetëm për shkelje të Ligjit për të huajt dhe shkaktim të dëmeve materiale.
Dënimi u shqiptua në procesin gjyqësor që u mbajt të premten, transmeton albinfo.ch. Shtetasi maqedonas u dënua me nëntë vite burg, gjobë në të holla prej 2700 frangash, dënim prej 500 frangash dhe dëmshpërblim prej 5000 frangash që e kishte kërcënuar një person. Pas vuajtjes së dënimit, ai do të dëbohet nga Zvicra dhe për 15 vite do t`i ndalohet hyrjanë te.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









