CH-Ballkani
Gjermania kërkon zgjidhje pavarësisht sa e vështirë duket ajo
Vucic thekson se data e anëtarësimit të Serbisë është në duart e tyre. Merkel flet për rëndësinë e vijimit të dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel.
Data e anëtarësimit të Serbisë në BE, sipas vlerësimeve të presidentit serb Aleksandër Vucic, është në duart e tyre. “Ne duhet të marrim vendime të vështira në të ardhmen,” tha ai gjatë një takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel, të premten. “Nëse do anëtarësohemi në 2025 ose në datë tjetër, kjo varet krejtësisht nga ne.”
Vendi i tij përpiqet të shmang çdo lloj konflikti në Ballkan. “Çdo konflikt do sjellte Ballkanin 100 vjet prapa,” vijoi ai, shkruan handesblatt.de. Vucic falenderoi Merkelin për rolin konstruktiv që ka luajtur në parandalimin e konflikteve në Ballkan. “Gjermania është partneri më i rëndësishëm i Serbisë,” tha ai në fund.
Prapaskena është tensionet si në Maqedoni, Bosnjë, raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe lajmet për shtimin e ndikimit rus, turk dhe kinez në vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE.
Gjermani nxit dialogun Prishtinë Beograd
Kontesti më i madh i Serbisë mbetet konflikti i pazgjidhur me Kosovën, që do diskutohet edhe në samitin e Sofjes në 17 maj, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Merkel i ka caktuar Serbisë një rol kyç në lehtësimin e konflikteve në Ballkanin Perëndimor. Kancelarja pranoi se Serbia kishte nisur një kurs të guximshëm të reformave.
“Kjo reflektohet edhe në zhvillimin ekonomik”, tha ajo. Volumi i shkëmbimeve tregtare mes Gjermanisë dhe Serbisë për 2017 ishte 4.4 miliardë euro, ndërsa në çerekun e parë të 2018 është vërejtur një ngritje për 12.6 përqind.
Në lidhje me raportet me Kosovën, Merkel shtoi rëndësinë e vijimit të dialogut Prishtinë-Beograd dhe se Gjermania është këtu për të gjetur zgjidhje, “pavarësisht sesa të vështira duken ato”.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











