CH-Ballkani
Media austriake: KE do të vlerësojë Maqedoninë dhe Shqipërinë, kritika të mëdha për Turqinë
Tirana zyrtare ka bërë përparime në reformën e drejtësisë, ndërsa gjithashtu Shkupi me qeverinë e re pro europiane do të vlerësohet për tentimin e rregullimit të marrëdhënieve me fqinjët - sidomos me Greqinë dhe Bullgarinë
Të martën komisioneri i zgjerimit europian, Johannes Hahn do të raportojë përpara Parlamentit të BE në Strassburg, për përparimin e shteteve kandidate për anëtarësim.
“Një raport tepër kritik” pritet të jetë për Turqinë, njofton “APA”, duke u mbështetur nga burimet e Brukselit. Raporti do publikohet për Turqinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën.
Turqia mes tjerash ka mungesë të theksuar të “ndarjes së pushteteve”. Nuk ka drejtësi të pavarur, si dhe kritika për tensione mes Ankarasë dhe Athinës dhe ofansivës në Afrin. Diçka pozitive pritet të jetë vetëm respektimi i marrëveshjes së refugjatëve me BE.
Përparime për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Raporti do të ketë vlerësime për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Tirana zyrtare ka bërë përparime në reformën e drejtësisë, ndërsa gjithashtu Shkupi me qeverinë e re pro europiane do të vlerësohet për tentimin e rregullimit të marrëdhënieve me fqinjët – sidomos me Greqinë dhe Bullgarinë.
Serbia dhe Mali i Zi në frontin e parë të negociatave
Serbia dhe Mali i Zi janë më përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, por nga qarqet e BE theksojnë se në të dyja vendet ka nevojë për reforma tjera. Serbia dhe Kosova duhet të nënshkruajnë një marrëveshje normalizimi, që të mundësonte raporte të mira fqinjësore.
Në shkurt Komisioni i BE u premtoi gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivën europiane dhe se anëtarësimi mund të ndodhte pas 2025, dhe jo tani.
Probleme të mëdha për afrimin me BE, Komisioni i BE sheh akoma për Kosovën dhe Bosnjën.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












