Bota
Kush ka të drejtë për asistencë sociale në Gjermani
Në përgjithësi nga të huajt kërkohet një dokument që nuk janë vetëm për një kohë të shkurtër në këtë vend, si turistë për shembull. Nëse dikush është qytetar i një vendi të BE, duhet të paraqesë një kontratë qiraje, një njoftim regjistrimi si edhe kartën e identitetit
Sipas raportimeve në media që bazohen në të dhënat e Agjencisë Federale të Punës në fund të dhjetorit në Gjermani ka pasur 5,93 milionë vetë që marrin ndihmën sociale të shtetit të gjerman (Harz IV).
Prej tyre afro gjysma, 2,3 milionë ka qenë të huaj. Edhe kjo shifër mund të përgjysmohet, 959.000 e këtyre të huajve nuk vijnë nga vendet evropiane. Grupimin më të madh e përbëjnë sirianët, 588.301 vetë marrin ndihmë sociale prej tyre. Çdo i katërti marrës i ndihmës sociale Hartz IV vjen nga Siria. Të dytët në renditje janë turqit, të pasuar nga irakianët dhe afganët, shkruan “DW”.
Por jo çdokush që aplikon për ndihmën sociale mund ta marrë atë. Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Së pari ata duhet të provojnë se në Gjermani qëndrojnë në mënyrë legale dhe se kanë leje të rregullt qëndrimi. Ndërsa qytetarët që kanë ardhur në Gjermani si refugjatë e kërkojnë azil, e marrin ndihmën mbi bazën e ligjit për kontributet për azilkërkuesit. Nëse u lejohet qëndrimi në Gjermani, pra u njihet azili, ata mund të aplikojnë për ndihmë sociale tek Agjencia Federale e Punës, ku duhet të provojnë se janë nevojtarë, përcjell albinfo.ch.
Në përgjithësi nga të huajt kërkohet një dokument që nuk janë vetëm për një kohë të shkurtër në këtë vend, si turistë për shembull. Nëse dikush është qytetar i një vendi të BE, duhet të paraqesë një kontratë qiraje, një njoftim regjistrimi si edhe kartën e identitetit. Kush vjen në Gjermani vetëm sepse kërkon punë, nuk ka të drejtë për mbështetje sociale. Në Gjermani marrin ndihma sociale qytetarë nga 193 vende të botës.
Nevojtarë në konceptin e ndihmës sociale në Gjermani janë edhe ata që nuk i plotësojnë të ardhurat me punë. Shumë migrantë për shembull nuk e kanë të lehtë të gjejnë punë me sigurime sociale të detyrueshme në Gjermani. Nga 32 milionë personat që punojnë në kontratë të rregullt në Gjermani, 3,5 milionë ishin të huaj, por prej tyre vetëm 1,5 milionë ishin qytetarë nga vende jashtë BE.
Sipas Agjencisë Federale të Punës në shtator 2017 pjesa e personave me sfond migracioni që marrin ndihmë sociale në Gjermani përbënte 52%. Në fund të vitit 2013 ajo ishte vetëm 43%. Një person ka sfond migracioni në Gjermani kur ai vetë ose një prind nuk ka lindur në Gjermani.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












