Shkurt.ch
Pret 15 orë në telefon për biletë!
“Dëshiroja vetëm të mësoj se çfarë do të thotë në të vërtetë ajo: `sa më shpejtë që të jetë e mundur`që e thonë sekretareshat automatike
Të gjithë e kemi dëgjuar me qindra herë kur në anën tjetër të telefonit “sekretaresha” na ka lutur që “të kemi durim se së shpejti do të vijmë në radhë porsa personeli të jetë i lirë”. Sigurisht, shpesh nuk kemi pasur durim dhe e kemi lëshuar dëgjuesen.
Por kështu nuk ka bërë një biznesmen australian. Ai ka treguar durim dhe qëndrueshmëri heroike në përballje me sekretaren matanë telefonit, e cila në vazhdimësi po e luste të kishte durim… Dhe këtë durim australiani Andrew Kahn e kishte pasur me bollëk: plot 15 orë thotë të ketë pritur pa e shkëputur linjën në kontaktin telefonik me kompaninë e fluturimeve Qantas, për të bërë vërtetimin e biletës së tij për në Nju Jork. Këtë kohë ai, natyrisht, e kishte shfrytëzuar edhe për aktivitete tjera, si shikim në internet dhe lexim të një libri të tërë prej 200 faqesh.
“Dëshiroja vetëm të zbuloj se çfarë do të thotë në të vërtetë ajo: `sa më shpejtë që të jetë e mundur`që e thonë sekretareshat automatike nëpër kompani të ndryshme”, ka thënë Kahn për shtypin australian. Por, kur kaluan plot 15 orë, edhe durimit titanik të Kahnit i erdhi fundi. Kishte pritur me telefon të hapur nga ora 19.22 e të mërkurës deri në orën 11.01 të të enjtes dhe akoma nuk i ishte përgjigjur askush në telefon.
Kompania Qantasn nuk ka dashur të komentojë rastin konkret por vetëm ka deklaruar se “pritjet më të gjata deri më tash kanë qenë 17 minuta”.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













