CH-Ballkani
Tirana, me fluturimet më të shtrenjta në rajon
Për në Berlin, çmimet variojnë nga 200-250 euro, me Lufthansa, Adria, Alitalia, ose Austrian (transit), ndërsa nga Shkupi (Wizz Air) dhe Prishtina (Eurowings) biletat janë rreth 75 euro me linja direkte, rreth një e treta sa shpenzon nëse udhëton nga Shqipëria
Ndonëse numri i kompanive ajrore që kanë linja direkte me Shqipërinë po shtohet, përfshirë dhe ato me kosto të ulët (low cost), çmimet e biletave për të fluturuar nga Tirana drejt vendeve të ndryshme të Evropës vijojnë të mbeten më të shtrenjtat në rajon.
“Monitor” ka krahasuar çmimet e biletave për udhëtim vajtje-ardhje rreth datave 21 dhe 27 maj për të njëjtat destinacione për nisje nga Tirana, Shkupi, Prishtina me linja të njëjta ose të ndryshme.
Në përgjithësi Shqipëria ka biletat më të shtrenjta për të gjitha destinacionet, me shumë pak përjashtime. Më i liri është Shkupi, për shkak të fluturimeve të shumta direkte nga kompania low cost hungareze, e cila subvencionohet nga shteti maqedonas, përcjell albinfo.ch.
Destinacioni më i shtrenjtë nga Rinasi është Gjermania, dyfish apo tre. Për në Berlin, çmimet variojnë nga 200-250 euro, me Lufthansa, Adria, Alitalia, ose Austrian (transit), ndërsa nga Shkupi (Wizz Air) dhe Prishtina (Eurowings) biletat janë rreth 75 euro me linja direkte, rreth një e treta sa shpenzon nëse udhëton nga Shqipëria.
Frankfurti është më i lirë nga Shkupi, me 70 euro, ndërsa është më i shtrenjtë nga Shqipëria, me gati 300 euro dhe rreth 200 euro nga Prishtina (të dyja me Adrian).
Për në Munih, nga Podgorica, me Wizz Air, një biletë vajtje-ardhje për javën e fundit të majit e gjen me 100 euro, ndërsa nga Rinasi me 180-230 euro.
Me hyrjen e Wizz Air në rajon, Budapesti është bërë destinacioni më i lirë i arritshëm përmes avionit. Nga Kosova, rreth datave 21-26 maj, mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje me vetëm 25 euro, nga Shqipëria me 65 euro dhe nga Maqedonia me 50 euro. Nga Pordgorica është më i shtrenjtë, me gati 105 euro.
Pas interesit të turistëve norvegjezë për Shqipërinë, për herë të parë nga muaji qershor, do të nisin fluturimet direkte nga Tirana në Oslo me Norwegian Airlines. Biletat variojnë nga 300 euro në qershor, në 350 euro e më shumë në fund të korrikut dhe në gusht. Ndërsa nga Shkupi me Wizz Air, në maj, Oslo është e arritshme me 100 euro dhe në gusht me 240 euro.
Në Londër, ndonëse nga Tirana operojnë dy linja direkte (British dhe Wizz Air), bileta më e lirë është 200 euro me Wizz Air, në krahasim me 120 euro nga Maqedonia (po me Wizz Air) dhe 135 euro nga Prishtina.
Vjena, me Austrian, mbetet sërish më e shtrenjta nga Tirana, me 250 euro, nga 160 euro nga Shkupi dhe 200 euro nga Prishtina.
Për në Paris ka linja direkte nga të tre vendet, po më i liri mbetet sërish Shkupi me 108 euro, nga Prishtina 160 euro (me Germania që ka filluar fluturimet së fundmi) dhe nga Tirana (me Transavia) bileta vajtje ardhje kushton 233 euro, dyfishi i Shkupit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














