Bota
Nga 1 maji nuk lejohet pirja e cigares në automjet
Kush vozit automjetin duke pirë cigare nga 1 maji do të dënohet deri 1000 euro gjobë, shkruan “Der Spiegel”. Ligji do vlejë për Austrinë, ndërsa më parë ligje të ngjashme kanë ratifikuar edhe shtete tjera.
Kush tymos cigare në automjet, pavarësisht nëse ka minorenë ose jo në bord, nga 1 maji do të gjobitet deri 1000 euro në Austri. Me këtë ligj Austria nuk është e vetme, pasi dënime të ngjashme vlejnë edhe për shtete tjera.
Në Angli dhe Uels është e ndaluar cigarja për minorenët ndër moshën 18 vjeç. Kundravajtja mund të kushtojë rreth 60 euro. Përjashtim bëjnë kabrioletët. Në Skoci ndalimi i cigares vlen për të gjithë pavarësisht nëse është hapur dritarja e veturës ose jo dhe gjoba arrin deri 120 euro. Përjashtim bëjnë cigaret elektronike.
Gjithashtu në Francë është e ndaluar cigarja përpara minorenëve dhe gjoba arrin deri 68 euro.
Greqia ka ndaluar cigaren në vetura, taksi dhe autobusët publik, nëse në bord ka fëmijë nën moshën 12 vjeç. Gjoba mund të arrijë deri 1500 euro, ndërsa në udhëtim publik për shoferin dënimi mund të arrijë deri 3000 euro.
Në Irlandë është e ndaluar cigarja për bashkëudhëtarin ndër 18 vjet. Kundravajtja kushton sëpaku 100 euro.
Një rregull tjetër vlen për Italinë: Cigarja është e ndaluar në veturë, kur në bord ndodhet një grua shtatzane ose një minoren. Gjoba mund të kushtojë nga 500 deri 5000 euro, nëse aty ka fëmijë deri në 12 vjeç ose gra shtatzane. Te minorenët nga 12 deri 17 vjet gjobat variojnë 250 deri 2500 euro.
Në Qipro është e ndaluar cigarja, por vetëm nëse në bord ka persona ndër moshën 16 vjeçare. Gjoba kushton 85 euro.
Në Gjermani është akoma e lejuar pirja e cigares nëpër automjete.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












