Bota
Në Kiev hapet hoteli i dashurisë
Hoteli i ri i dashurisë i cili paguhet me orë, është hapur në Kiev të Ukrainës për klientët të cilët kërkojnë kreativitet në jetën e tyre seksuale.
E inspiruar nga përvojat e ngjashme në hotele nëpër Evropë, pronarja e hotelit Olena Soloviova, vendosi të mbush këtë zbrazëtirë që e konsideroi në tregun ukrainas dhe të hap atë që e quan ajo hapësirën e dashurisë në një zonë mjaft të qetë të banuar.
“Do të isha e lumtur nëse klientët e mi do të ishin çifte, dhe do të isha e lumtur nëse ky hotel do të përmirësojë lidhjen mes dikujt ose dashurinë e pasionin dhe nëse ndjehen rehat këtu”, deklaroi Olena, përcjell albinfo.ch.
Në bashkëpunim të afërt me një grup seksologësh, shtatë prej fantazive më të popullarizuara mes ukrainasve janë përzgjedhur që të zbukurojnë dhomat. Klientët mund të marrin pjesë në skenare të ndryshme siç janë edhe ligjërata, apo dhomat e torturave ose dhoma mbretërore, e të gjitha të pajisura me lodra apo mobilie të tematikës së caktuar. Kodi i rreptë i hotelit i sjelljes po ashtu ua ndalon secilit nën moshën 21 vjeçare që të vizitojë këtë vend dhe ndalon shitjen e shërbimeve seksuale, drogës apo alkoolit.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













