Shkurt.ch
Aeroplani zviceran detyrohet të sillet 5 orë në ajër para se të aterrojë
Pasi që para aterrimit në Kloten atij i duhej të digjte gjithë kerozinën që e kishte në rezervoar, ai është sjellë në rreth për pesë orë në ajër para se të aterronte në mënyrë të sigurt
Një aeroplan i Kompanisë Swiss që ishte nisur mbrëmë rrugës së tij nga Aeroporti i Cyrihut (Kloten) drejt Nju Jorkut është detyruar të ndërronte drejtimin pak pas nisjes. Piloti i fluturimit LX18 kishte parë se kishte një problem në motorin e majtë prandaj nuk kishte dashur të rrezikonte që në një gjendje të tillë të fluturonte mbi Atlantik, njofton flightradar24.
Kështu, diku në hapësirën ajrore mbi Bazel, ai kishte vendosur të kthehej prej nga ishte nisur. Por pasi që para aterrimit në Kloten atij i duhej të digjte gjithë kerozinën që e kishte në rezervoar, ai është sjellë në rreth në ajër për pesë orë para se të aterronte në mënyrë të sigurt, transmeton albinfo.ch.
Gjatë këtyre pesë orëve të ankthshme për 220 pasagjerët dhe 12 pjesëtarët e personelit, fluturakja ka përshkuar disa herë një hapësirë të gjerë ajrore, mbi Gjermaninë Jugore, pastaj mbi Bazel, mbi Kantonin Aargau për të mbërritur deri në hapësirën ajrore mbi Mynih.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










