Kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e u shtruar nga banorët e qarkut të Kukësi te cilët shkatërruan kabinat e pagesës për Rrugën e Kombit dhe u përplasen me policin.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë!
Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”, ka thënë Rama. Ai ka njoftuar se do të flasë më vonë me qytetarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët.