Maqedonia
Flasin ekspertët: Sa gjasa ka të zgjidhet konflikti mes Shkupit dhe Athinës?
Gazeta më e vjetër botërore, Wiener Zeitung, i ka kushtuar një artikull kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në lidhje me zgjidhjen përfundimtare të dy shteteve fqinje, në intervistë është marrë eksperti austriak Vedran Dzihic dhe Dusan Reljic.
“Është pjekur koha për një zgjidhje – dhe të dyja shtetet kanë nevojë për të. Pas një periudhe bllokadash mes njëri tjetrit, ka ardhur koha për hapa para,” tha Dzihic, përcjell albinfo.ch. “Maqedonia është e interesuar për anëtarësim në NATO dhe BE, ndërsa Greqia do përmirësonte imazhin e saj.”
Në anën tjetër Dzihic mendon se politika nuk duhet të stepet nga protestat e mundshme.
Sa më shumë zgjatet, aq më pak gjasa për kompromis
Më pak optimist është ekperti tjetër ballkanik, Dusan Reljic, nga instituti gjerman SWP.
“Sa më shumë kalon koha, aq më shpejt mbyllet dritarja,” tha Reljic duke shtuar se më vështirë është për kryeministrin Alexis Tsipras që ka krijuar qeverinë me radikalët e djathtë Nea Dimokratia. “Mbase përfaqësuesit e familjes së partive konservatore mund të ushtronin ndikim te Nea Dimokratia që të mos shfrytëzonte këtë aspekt për fushatë zgjedhore, megjithatë është e vështirë, pasi askush nuk do dëshironte të digjte reputacionin nga ky konflikt.”
Gjithashtu qeveria maqedonase është një shumicë e thjeshtë dhe kërkesat maksimale greke, mund të bëheshin të papërballueshme. Greqia kërkon të ndryshojë jo vetëm emrin e Maqedonisë, por edhe emërtimin e grupit etnik, vijon Reljic. “Kjo prek direkt në identitetin.” Që për Shkupin është linjë e kuqe.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










