Shkurt.ch
Kantoni i Zug-ut vendos kundër të drejtës së të huajve për të votuar
Përveç te deputetët e SP-së dhe ALG-së (Të gjelbrit) kjo ide nuk gjeti mirëkuptim te asnjëri nga deputetët tjerë të Parlamentit të Kantonit Zug
Shtetasit e huaj që jetojnë në ndonjërën nga komunat e Kantonit Zug as në të ardhmen nuk do të kenë të drejtë për të votuar. Parlamenti i Kantonit të Zug-ut, ka hedhur poshtë një kërkesë të bërë nga Partia Socialdemokrate (SP) me 55 vota ndërkohë që vetëm 18 sosh kanë qenë pro, shkruan srf.ch
Në mocionin e saj, SP kishte kërkuar që në rishikimin e pjesshëm të Ligjit mbi Votimin dhe Zgjedhjet, komunat të kenë të drejtë të vendosin të pavarura nëse do t`ua japin të huajve të drejtën e votës në nivel komunal, transmeton albinfo.ch. Në tekstin e mocionit kërkohej që Kushtetuta e Kantonit të plotësohej duke i shtuar formulimin “mundet”, që do të nënkuptonte mundësinë për veprim të komunave në këtë drejtim.
Por, përveç te deputetët e SP-së dhe ALG-së (Të gjelbrit) kjo ide nuk gjeti mirëkuptim te asnjëri nga deputetët tjerë të Parlamentit të Kantonit Zug.
Shumica e djathtë në parlament konsideron se pasja e pasaportës zvicerane edhe më tutje duhet të jetë kusht që mundëson votimin gjegjësisht pjesëmarrjen në vendimmarrjen politike të komunave.
SP po ashtu është mbivotuar edhe sa i përket kërkesës së saj që edhe tër injtë e moshës 16 vjeçare të kenë të drejtë vote në nivel të komunës.
Në Parlamentin e këtij kantoni, Partia Socialdemokrate ka gjithsej 7 deputetë ndërsa njëri prej tyre është bashkatdhetari ynë, Zari Xhaferi nga Gostivari, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











