Bota
Detaje tjera tmerruese nga aksidenti ku humbi jetën vozitësi maqedonas
Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar llogaritet në rreth 150 000 euro
Gjatë një aksidenti të tmerrshëm në autostradën gjermane A44, mëngjesin e së enjtes jetën e ka humbur një vozitës kamioni. Sipas informatave policore, vozitësi e ka humbur kontrollin mbi kamionin e tij në mes të Witten-Zentrum dhe Witten-Stockum.
Tashmë dihet se vozitësi i kamionit ka qenë shtetas 29-vjeçar maqedonas. Për shkaqe ende të panjohura, rreth orës 06.50 kamioni ka devijuar nga ana e djathtë nga autostrada. Fillimisht, vozitësi ka goditur barrierën e rrugës, që më pas ta godasë ballëpërballë shtyllën e betonit të një mbikalimi.
Gjatë aksidentit, vozitësi 43-vjeçar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Nxjerrja e kufomës nga kamioni ka zgjatur rreth dy orë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Pas aksidentit, policia gjermane ka numëruar së paku tre kureshtarë që kanë filmuar vendgjarjen, që në komunikacion nuk është e preferuar. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar llogaritet në rreth 150 000 euro.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












