Shkurt.ch
Berna ul deri në 30% ndihmat sociale: kritikët kërcënojnë me referendum
Vendimi është marrë të enjten (sot) me 89 vota pro dhe 54 kundër. Ka mbizotëruar vota e djathtë, e cila i ka shpërfillur kritikat nga e majta sipas së cilës këtu po luhet me dinjitetin njerëzor
Parlamenti i Kantonit të Bernës me shumicë votash ka bërë rishikimin e Ligjit mbi Ndihmat Sociale, gjegjësisht ka vendosur të zbresë shumën që jepet në emër të këtyre ndihmave. Kështu, shfrytëzuesit e ndihmave sociale, sipas këtij ndryshimi do të marrin në mes 8 dhe 30 për qind më pak se që marrin aktualisht, njofton srf.ch. Në këtë mënyrë shkelen rregullat që përcaktihen në nivel federal të Zvicrës për ndihmat sociale.
Vendimi është marrë të enjten (sot) me 89 vota pro dhe 54 kundër. Ka mbizotëruar vota e djathtë, e cila i ka shpërfillur kritikat nga e majta sipas së cilës këtu po luhet me dinjitetin njerëzor.
Konferenca Zvicerane për Ndihmën Sociale (SKOS) ka kritikuar këtë vendim të Parlamentit të Bernës, transmeton albinfo.ch. Ajo tërheq vërejtjen se shuma a parave për mbulimin e nevojave elementare duhet të llogaritet mbi bazë të statistikave të federatës dhe nuk është një shumë që vendoset në mënyrë arbitrare.
Me shkurtimet e bëra, Kantoni i Bernës e vë në pyetje konsensusin nacional sa i përket ndihmave sociale dhe me këtë vendim, në vend se të zgjidhen, problemet vetëm shtohen, përcjell albinfo.ch. Kritikët druajnë se vendimi në fjalë do të nxisë edhe kantonet tjera të ndërmarrin një hap të tillë.
Ndonëse ligji i rishikuar nuk do të hidhet në mënyrë automatike në referendum, deputetët e majtë në parlament kanë paralajmëruar zhvillimin e referendumit për këtë ligj.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











