Bota
Shtutgarti, qyteti me më pak stres në botë
Në top dhjetë qytetet me më pak stres, katër janë gjermane, derisa në vendin e parë është Shtutgarti
Më së shumti qytete me pak strese në mbarë botën ka në Gjermani. Kështu vlerësohet sipas një raporti të studimit nga Forumi Ekonomik Botëror.
Gjithnjë sipas këtij raporti, qytete gjermane kanë hapësira të mëdha të gjelbra, një trafik shumë pak të ngarkuar, e mbi të gjitha nivele shumë të larta të gjendjes shëndetësore të banorëve, përcjell albinfo.ch.
Në top dhjetë qytetet me më pak stres, katër janë gjermane, derisa në vendin e parë është Shtutgarti.
Qytetet tjera janë Munihu, Hanover dhe Hamburg.
Sidnei në Australi është i vetmi qytet joevropian që përfshihet në “Top 10”, ndërsa klasifikimi vijon me Gracin (Graz) në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordonë (Bordeaux) në Francë, Bernën në Zvicër, dhe Luksemburgun.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












