Bota
Përplasen maunia nga Maqedonia dhe autobusi gjerman, dy persona të lënduar
Një banore 68-vjeçare gjermane e Rosenheimit në Gjermani, ka dashur të shkëputet nga autostrada në drejtim të Salzburgut në A8, në daljen Irschenberg, por me një shpejtësi shumë të vogël, gjë të cilën një autobus udhëtarësh nga Miesbachu e ka vërejtur shumë vonë, duke shkaktuar pasoja të rënda.
Policia gjermane në Holzkirchen ka lëshuar një komunikatë. “Të hënën rreth orës 14.15, një shtetase 68-vjeçare gjermane e veturës së llojit VW, nga rrethina e Rosenheimit, ka qenë duke drejtuar veturën në drejtim të Salzburgut dhe ka dashur të shkëputet nga autostrada, në daljen e Irschenbergut. Me këtë rast, ajo ka vozitur shumë ngadalë”, shkruan “Merkur”, përcjell Albinfo.ch.
Veprimin e saj e ka hetuar shumë vonë një vozitës 52-vjeçar autobusi nga rrethina Miesbach, duke e goditur veturën e saj. Një tjetër vozitës 64-vjeçar maqedonas i maunës, gjithashtu nuk ka mundur të ndalojë duke e goditur autobusin nga prapa.
Gjatë këtij aksidenti, lëndime të lehta kanë marrë vozitësja e veturës dhe e autobusit, ndërsa është shkaktuar një dëm i përgjithshëm prej 64.000 eurosh. Persona të tjerë nuk janë lënduar pasi autobusi ka qenë pa udhëtarë, shkruan me tej Albinfo.ch.
Për shkak të përkujdesjes së automjeteve të dëmtuara, në këtë pjesë të autostradës është shkaktuar kolonë e konsiderueshme.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











