Bota
Deri në vitin 2050, rreth 5 miliardë njerëz mund të kenë mungesë uji
Rreth 3.6 miliardë njerëz jetojnë në zonat me mungesat e mundshme të ujit në të paktën një muaj të vitit dhe numri mund të rritet në 5.7 miliardë njerëz deri në vitin 2050, paralajmëron UNESCO në raportin e tij, cituar nga “CNBC”, përcjell albinfo.ch.
Publikimi i vitit 2018 i Raportit të Zhvillimit të Burimeve Ujore Botërore thotë se kërkesa e ujit në botë po rritet me rreth 1% çdo vit dhe do të “vazhdojë të rritet ndjeshëm gjatë 20 vjetëve të ardhshme”.
Zgjidhjet mjedisore luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së ujit dhe furnizimit me ujë, si dhe zbutjen e efekteve të fatkeqësive natyrore, tha raporti.
“Ne kemi nevojë për zgjidhje të reja për të menaxhuar burimet ujore, për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë së ujit të shkaktuara nga rritja e popullsisë dhe ndryshimet klimatike”, tha Audrey Azule, menaxher i përgjithshëm i UNESCO-s.
“Nëse nuk bëjmë asgjë, deri në vitin 2050 rreth pesë miliardë njerëz do të jetojnë në zonat me qasje të pamjaftueshme në ujë. Ky raport ofron zgjidhje miqësore me mjedisin për menaxhimin më të mirë të ujit. Kjo është një detyrë serioze që të gjithë ne duhet të marrim së bashku me përgjegjësi për të parandaluar konfliktet që lidhen me ujin”, tha Azule.
Në raport, zgjidhjet mjedisore janë definuar si “të frymëzuara dhe të mbështetura nga natyra”. Ata ose përdorin ose imitojnë proceset që ndodhin në natyrë për të ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të ujit.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












