Bota
Londra është qyteti më i mirë në Evropë për kompanitë dhe punonjësit
Londra për të dytin vit radhazi udhëheq sipas «Indeksit të Colliers International» listën e qyteteve më atraktive në Evropë për kompanitë dhe punonjësit.
Ai vlerëson qytetet sipas atraktivitetit të qiramarrësve, praninë e talenteve dhe faktorëve që lidhen me cilësinë e jetës, midis prodhimit ekonomik dhe produktivitetit. Parisi, Madridi, Moska dhe Birminghami janë top pesë qytete në këtë rangim, shkruan albinfo.ch.
“Londra ka provuar elasticitetin dhe magnetizmin e saj si një qendër globale pas referendumit të BE-së. Numri i madh i investitorëve dhe qiramarrësve e përcakton qytetin si vendin më të mirë për të bërë biznes”, thotë përfaqësuesi i Degës në Londër i “Colliers International”, David Hanrahan.
Raporti tregon se Mbretëria e Bashkuar mbetet një destinacion shumë i dëshiruar për kapitalin dhe qiramarrësit për shkak të magnetizmit të një qendre të shërbimeve të ndryshme cilësore, gjë që ndihmon në rritjen e prodhimit ekonomik dhe produktivitetit. Tri qytete të tjera britanike janë në top10 – Birmingham në vendin e pestë, Edinburg në vendin e shtatë dhe Manchester në vendin e dhjetë. Mynihu, Cyrihu dhe Milano janë në top 10.
Madrid hyn në vendin e tretë në renditje, pasi që ishte në vendin e tetë vitin e kaluar. Më 2017 kryeqyteti spanjoll u shndërrua në tregun e tretë më të madh të investimeve në Evropë për herë të parë që investitorët e kuptojnë potencialin e konsiderueshëm të qytetit në afat të gjatë, komentoi “Colliers International”.
Surprizë më e madhe është Edinburg, tregu i vetëm “i vogël” (popullsia e qytetit është më pak se 2 milionë njerëz) në dhjetë të parët.
“Fuqia e tregut të hapësirës për zyra është nxitësi i ekonomisë urbane dhe stimulon të gjitha format e tjera të kërkimit të pronës – zyra, hotele, ndërtesa banimi. Nivelet e larta të pagave çojë në qiratë më të larta, dhe në afat të gjatë është faktori më i rëndësishëm për vlerën e kapitalit, veçanërisht në një mjedis ku nuk ka mundësi për një reduktim më të madh në përfitimin e tregjeve më të mëdha”, tha Peter Lejborn, drejtor i Departamentit të Shërbimit për Klientët për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën në «Colliers International».
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













