Bota
Gjermania po e braktis Shengenin?
Ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, thotë se do të shtojë kontrollet në kufijtë gjermanë një kohë të pacaktuar, duke zgjeruar kontrollet edhe në kalimet e tjera me Gjermaninë. Kjo praktikisht nënkupton se Gjermania do të dalë nga sistemi Shengen.
Këtë e ka bërë të ditur “WELT AM SONNTAG”.
“Kontrollet kufitare për fqinjët duhet të jenë aq efektive derisa Bashkimi Evropian të jetë në gjendje të fusë një mbrojtje dhe kontroll më efektiv mbi kufijtë e jashtëm. Por unë nuk shoh se mund të ketë sukses në kohën e duhur”, tha Seehofer i Bashkimit Kristian Social (CSU), shkruan albinfo.ch.
Ai gjithashtu njoftoi se kontrollet duhet të shtrihen në pikat e tjera kufitare gjermane.
“Aktualisht nuk ekzistojnë shumë kalime kufitare në Gjermani të kontrolluara në mënyrë të përhershme. Nuk ka të bëjë vetëm me parandalimin e kalimeve të paligjshme në kufi, por edhe për funksionet e tjera mbrojtëse”, tha Seehofer.
Për momentin, sistemi Schengen i një kërkese gjermane shfuqizohet në kufirin gjermano-austriak dhe me kërkesën e Danimarkës në kufirin gjermano-danez.
Seehofer gjithashtu premtoi të përjashtojë sistematikisht personat të cilëve iu është mohuar azili. Ai kërkoi përforcime të stafit në gjykata që vendosin mbi azilin dhe dëbimin dhe premtoi ndihmë për shtetet e personave të dëbuar, për të cilët nuk ka asnjë bazë ligjore për të qëndruar në Gjermani.
Ministri i ri i Punëve të Brendshme i Gjermanisë dhe Kryeministri i Bavarisë angazhohet edhe për ndryshimin e qëndrimit ndaj anëtarëve lindorë të BE-së që refuzojnë të pranojnë emigrantë.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













