Shkurt.ch
Zvicra akuzon Turqinë për tentimin e kidnapimit të një biznesmeni turkozviceran
Nga parlamenti kanë konfirmuar vërtetësinë e një artikulli të botuar në gazetën “Tages Anzeiger”, në të cilin thuhet se agjentët e sigurimit turk, të cilët në Zvicër ishin nën petkun e diplomatëve, në verën e vitit 2016 kishin planifikuar rrëmbimin e një biznesmeni zviceranoturk
Një informacion për aktivitete të mundshme spiunazhi të Turqisë në Zvicër që po qarkullon në medkiet e këtushme, është bërë temë debati edhe në Parlamentin e Zvicrës. Seriozitetin e gjendjes e ka konfirmuar edhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Elisabeth Schneider-Schneiter.
Ajo, në një deklaratë që ka dhënë për radion SRF ka konfirmuar vërtetësinë e një artikulli të botuar në gazetën “Tages Anzeiger”, në të cilin thuhet se agjentët e sigurimit turk, të cilët në Zvicër ishin nën petkun e diplomatëve, në verën e vitit 2016 kishin planifikuar rrëmbimin e një biznesmeni zviceranoturk.
Ndërmarrësi në fjalë konsiderohej nga autoritetet turke si një mbështetës i Gülenit, i cili nga politika e Erdoganit trajtohet si terrorist.
Nisur nga informacionet lidhur me aktivitetet e spiunazhit, Zvicra i ka drejtuar të premten një protestë zyrtare shtetit turk, transmeton albinfo.ch. Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në një reagim të saj ka theksuar se bëhet fjalë për akuza të pabaza.
Pikërisht në këtë kontekst konflikti mes Zvicrës dhe Turqisë, ministri i jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis ka paralajmëruar vizitën e tij në Turqi. Ende nuk është caktuar ndonjë datë konkrete por ka kohë që po diskutohet për mundësinë e një vizite, thonë në ministri, përcjell albinfo.ch. Një zëdhënëse e kësaj ministrie ka thënë se planet për vizitën e përmendur nuk kanë të bëjnë me akuzat aktuale të spiunazhit.
E-Diaspora
-
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen Fëmijët shqiptarë të kësaj zone tashmë kanë mundësi të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, ndërsa Konsullata... -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











