Bota
Vinjeta digjitale në autostradat austriake
Avantazhet e versionit dixhital: Bleni me një klik në internet, lehtë për t'u regjistruar përsëri në rast të vjedhjes, ndryshimit të vendbanimit, thyerjes së diskut, etj.
Me fillimin e vitit 2018 në Austri janë duke aplikuar vinjetat digjitale, që mund të blihen online. Ndërsa në Zvicër do të duhen të paktën edhe pesë vjet.
Përveç vinjetave të njohura në xhamin e përparmë të automjetit, në Austri mund të siguroni edhe vinjetën digjitale (E-Vignette). Këtë mund ta bëni duke e regjistruar numrin e makinës. Avantazhet e versionit dixhital: Bleni me një klik në internet, lehtë për t’u regjistruar përsëri në rast të vjedhjes, ndryshimit të vendbanimit, thyerjes së diskut, etj., shkruan albinfo.ch.
Tashmë 1.3 milionë prej tyre janë shitur. Mbi të gjitha, vinjeta dixhitale vjetore (87,30 euro) është atraktive. Vinjetat afatshkurtra për dhjetë ditë e dy muaj vazhdojnë të blihen më shpesh në dyqane dhe në kufij.
Për momentin, janë ofruar vinjeta për ngjitje dhe klikime, thotë menaxheri i shitjes në Asfinag, Stefan Zangerle. Të 13 kamerat e kontrollit në autostradat austriake janë përshtatur në atë mënyrë që të mund të krahasojnë jo vetëm etiketat ngjitëse, por edhe numrat e makinave. Futja e E-Vignette në Austri nuk ishte problem, sipas Zangerle.
https://www.asfinag.at/maut-vignette/vignette/digitale-vignette/
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












