Bota
Arti, akt humanitar në identifikimin e personave të zhdukur
"Nuk ka mundësi të identifikohen nëpërmes ADN-së ose pa të dhëna dentare. Andaj, ne i rikrijojmë këtu fytyrat e tyre që njerëzit të mund t’i shohin dhe t’i identifikojnë”
Kristen Pedote u regjistrua në Akademinë e Artit në New York jo vetëm për të avancuar aftësinë e saj si artiste, por edhe të ndihmojë të tjerët me këtë. 22-vjeçarja, dhe disa miq të saj, kanë bashkëpunuar me zyrën e prokurorit në Pima Country Arizona, për të identifikuar trupat pa emra të tetë emigrantëve që kanë vdekur duke tentuar të kalonin kufirin mes Meksikës dhe SHBA-së. Ata shpresojnë që skulpturat do t’u ndihmojnë familjeve të identifikojnë mbetjet e të dashurve të tyre.
“Imigrantët derisa kalojnë kufirin përjetojnë nxehtësi të madhe dhe vdesin nga ekspozimi në diell”, ka thënë John Volk, drejtor i shkollës. “Dhe njerëzit i gjejnë kafkat nga mbetjet e tyre. Nuk ka mundësi të identifikohen nëpërmes ADN-së ose pa të dhëna dentare. Andaj, ne i rikrijojmë këtu fytyrat e tyre që njerëzit të mund t’i shohin dhe t’i identifikojnë”, shtoi ai. Pas përpunimit të fytyrave, tani zyra përdor printimet tredimensionale për kafka, në të cilat studentët mund të punojnë. Studentët rikrijojnë fytyrat po ashtu me imazhe tredimensionale dhe fakte të reja rreth etnisë, gjinisë apo moshës zbulohen më lehtë. Në modelim me deltinë apo plastelinë ata po ashtu mësojnë edhe për indet apo detajet e tjera anatomike.
Projekti është përzierje mes kafkave të emigrantëve dhe kafkave të paidentifikuara të gjetura në New York. Studentja Madison Haws tha se kafka e saj ishte e një gruaje të gjetur në Kuins në vitin 1993, në një spital për të sëmurët mendorë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










