Shkurt.ch
Platforma e re: Me një biletë, në të gjitha mjetet e transportit publik
Synim i platformës së re është veç tjerash, zhvillimi i kanaleve të reja për shitjen e biletave. Bëhet fjalë këtu për shfrytëzimin e mjeteve si automatët-tabletë ose për pagesën e biletës pas shfrytëzimit të udhëtimit me mjetet e transportit publik
Ndërmarrjet e transportit dhe shoqatat tarifore të Zvicrës synojnë që përmes një platforme të re të thjeshtësojnë transportin publik. Kështu, ato në bashkëveprim kanë lancuar sot platformën digjitale të shpërndarjes, me titullin “ÖV-Ticket 2020”, shkruan srf.ch.
Transporti publik po vjen duke u rritur ndërsa digjitalizimi po e ndryshon shfrytëzimin e mobilitetit, kanë thënë sot para medieve personat përgjegjës të kësaj platforme, duke prezantuar punën e tyre.
Për këtë arsye, synim i platformës së re është veç tjerash, zhvillimi i kanaleve të reja për shitjen e biletave, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë këtu për shfrytëzimin e mjeteve si automatët-tabletë ose për pagesën e biletës pas shfrytëzimit të udhëtimit me mjetet e transportit publik.
Nxjerrja nga përdorimi e pagesës së biletave të SBB-së (Ndërmarrje Federale të Hekurudhave zë Zvicrës) me monedha nëpër automatët përkatës është po ashtu njëri ndër synimet.
Po ashtu sipas vizionit të kësaj platforme, në të ardhmen të gjitha udhëtimet me mjete të transportit publik në Zvicër do të jetë e mundshme të realizohen me një biletë të vetme.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












